Kurti për raportimet për tentim-atentat: Ka shumë kërcënime nga strukturat e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shkup ka thënë se ka parë forca të shumta policore gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij.
“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka deklaruar Kurti.
Kështu tha Kurti gjatë homazhe të dy ish-aktivistëve të vrarë 17-vite më parë nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut.
RTK ka raportuar se kanë marrë informacion nga burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, se menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.