Kurti për raportin e ‘Gallup’-it: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional

27 shtator 2024 | 15:56

Sipas raportit të fundit të “Gallup”-it mbi sigurinë globale, Kosova është renditur në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se raporti i “Gallup”-it, është dëshmi e progresit shoqëror e institucional.

Përmes një postimi në platformën “X”, kryeministri ka përgëzuar institucionet e zbatimit të ligjit për sigurinë që u ofrojnë qytetarëve të Kosovës

“Kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit. Dua të përfitoj nga ky rast për të uruar agjencitë tona të zbatimit të ligjit që i bëjnë qytetarët tanë të ndihen të sigurt”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Llapit dhe…