Kurti për regjisoren Burbuqe Berisha: Vdekja na e rrëmbeu para kohe, veprat e saj janë të pashlyeshme

28 tetor 2021 | 15:09

Teatri Kombëtar në Prishtinë ka haur dyert për regjisoren Burbuqe Berisha, por kësaj radhe jo për ndonjë vepër teatrale të saj por për t’i dhënë asaj lamtumirën e fundit dhe për të nderuar jetën dhe veprën e regjisores. Homazhe tek arkivoli i saj sot kanë bërë krerët e lartë institucionalë dhe figura të shumta nga kultura dhe arti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arben Vitia bënë homazhe për regjisoren, Burbuqe Berisha.

Kurti pasi ka bërë homazhe tek arkivoli i regjisores të ndjerë, ka thënë se Burbuqe Berisha është kujtimi i pashlyeshëm që do të ngelet trashëgimi për brezat e ardhshëm.

“Angazhimi i saj e puna e saj për teatrin dhe filmin tek ne lë gjurmë të shkëlqyera në kulturën tonë, veprimtaria dhe krijimtaria artistike e Burbuqe Berishën pa dyshim që e bënë edhe  kujtimin tonë për të, të pashlyeshëm por njëkohësisht ajo ngelet edhe si trashëgimit për brezat e ardhshëm e artdashësve që do vijnë pas saj. Unë kam pasur fatin që shpesh ta takoj e pa numër herë edhe të rrimë bashkë dhe të diskutojmë bashkë  për artin dhe kulturën për filmat tek ne dhe në botë dhe ajo nuk ka qenë vetëm një artiste e talentuar por gjithashtu edhe një artiste e angazhuar që ka ndihmuar të tjerët dhe me debatet që ka marr pjesë e siguri që ka kontribuar edhe tek artistët tjerë të gjeneratës së saj por edhe ata që ishin pararendës dhe që vijnë pas saj. E kujtojmë me nderime dhe mall Burbuqe Berishën që vdekja na e rrëmbeu para kohe mirëpo asnjëherë nuk do mund të na i marr mbresat e fuqishme që ka tek ne me jetën dhe veprën e saj”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“‘Topin e Artë’ këtë sezon e fiton Robert Lewandowski”, nuk…