Kurti për REL: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së
19 mars 2024
| 12:12
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, ne do t’i adresojmë me shpejtësi, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.
Kurti thotë se nga takimi i sotëm në Bruksel pret gjëra konkrete. Kurse, thekson se ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme për çështjen e dinarit.
Kurti nuk deshi të flasë për propozimet e mundshme të zgjidhjes së çështjes, pasi, sipas tij, dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës nëse ato shpalosen para kohe.
Ai, megjithatë, tha se ky është një proces që po vazhdon, “por nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që janë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së”.
Intervista e plotë: https://www.evropaelire.org/a/intervista-albin-kurti-dinari-/32868366.html