Kurti për Rexhep Ferrin: Ai pikturoi shtatë dekada, tani piktura e tij do flet pa numër dekadash për të
Të premten është mbajtur ceremonia komemorative për piktorin dhe profesorin, Rexhep Ferri, i cili është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij, ka vënë në pah punën e madhe që Ferri kishte bërë në fushën e artit.
Kurti ka theksuar se Ferri kishte pikturuar rreth shtatë dekada, teksa sipas tij, tani piktura e tij do të flet pa numër dekada për të.
“Vepra e tij është shumë e madhe, do të na përcjellë të gjithë neve që patëm fatin e madh ta njohim nga afër, por ai do të përcjell edhe brezat e ri që kanë shumë për të mësuar nga ai”, është shprehur Kurti, duke shtuar se Ferri do të vazhdojë të na ndriçojë rrugën e mendimit.
“Për të gjetur një kuptim, ndoshta vetëm misticizmit të çmendurisë i rritet fama, këto janë fjalët e Rexhep Ferrit”.
“Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një artist por jemi këtu sepse një intelektual i shquar do të vazhdojë të na ndriçojë rrugën e mendimit”, ka thënë kryeministri Kurti. /KK