Kurti për rrymën në veri: E mbyllën vrimën nga ku na rridhnin paratë tona
14 korrik 2024
| 13:27
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, e ka llogaritur si të arritur të madhe regjistrimin dhe inkasimin e energjisë elektrike në veri përmes Elektroserverit (kompani shtetërore serbe) për çfarë ka thënë se “më në fund mbyllëm vrimën nga ku na rridhnin pamasë paratë tona”.
“Në këtë vit për herë të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit dhe inkasimi. Më në fund vrima nga kur rridhte pa masë paraja jonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Kurti.