Kurti për senatorin Dole: Ai është heroi ynë, po lutemi për të
27 shkurt 2021
| 18:08
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për ish-senatorin amerikan, Bob Dole, i cili u diagnostikua me kancer të mushkërive në fazën e IV.
Kurti përmes një shkrimi në “Twitter”, ka shkruar se Dole është një hero që e ngriti Kosovën në kohë të vështira, ndërsa bëri të ditur se po luten për shëndetin e tij.
“Senator Dolee ka kaluar jetën e tij në shërbim duke punuar për drejtësi dhe barazi. Ai nuk është vetëm miku ynë, por një hero që e ngriti zërin për Kosovën në kohë të vështira. Ne e dimë që ai nuk po ndihet mirë tani, por ai është një luftëtar dhe ne duam të tregojmë se ne jemi duke menduar dhe lutur për të”, ka shkruar Kurti.