Kurti për Shirine Morinën: Vdekja e saj është humbje e madhe për komunitetin artistik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vdekjes së aktores Shirine Morina.
Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” i ka shprehur ngushëllime të gjithë vendit, teksa shton se në kujtesën tonë do të mbesin gjithmonë rolet e saj.
Vdekjen e Morinës e quan humbje të madhe për komunitetitin historik.
Shkrimi i plotë:
Me pikëllim të thellë, komunitetit artistik të Kosovës e gjithë vendit i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Shirine Morinës.
Në kujtesën tonë, do të qëndrojnë përjetë rolet e saj si ajo e monodramës “Mbreteresha Teutë”, si dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shfaqjet “Hotel Kashta”, “Makbethi”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në filmin “Era dhe lisi”, si dhe serialet “Kombinati” dhe “Cimerat”.
Vdekja e saj është humbje e madhe për komunitetin artistik. Shpirti i saj u prehtë në paqe!