Kurti: Për shkak të zotimit të Thaçit nuk kemi ushtri në veri

15 qershor 2023 | 11:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se për shkak të “një zotimi të njëanshëm” të ish-presidentit Hashim Thaçi ndaj NATO-s, nuk mund të dërgohet ushtria në veri të vendit.

Kurti në një konferencë për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka thënë se nuk mund të ketë mjaftueshëm zyrtarë policorë për ta ruajtur kufirin në veri.

“17 për qind e territorit te Kosovës është në veri të lumit Ibër. Është territor shumë i gjerë, janë qindra kilometra kufi malor, nuk është çështje e thjeshtë. Prandaj duke pasë parasysh kapacitetet që ka sot Kosova nuk mund të vendosësh njësite, patrulla, zyrtar policor për çdo 50 metra në këtë kufi të gjatë. Nuk është e mundshme të ruhet kufiri ashtu, do ti shtojmë policët por aq e madhe është ajo pjesë, teren i vështirë malor, nuk do të mund të ketë asnjëherë mjaftueshëm polic për ta ruajtur atë kufi. Kufirin e ruan ushtria në atë pjesë të vendit ushtria është KFOR-i”, ka thënë ai.

Këtu, Kurti ka përmendur edhe zotimin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, të cilin ky e kishte dërguar në prokurori.

“Para një dekade, ish kryeministri Thaçi ka dërguar një zotim të njëanshëm ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, ku i thotë qe forcat e sigurisë së Kosovës nuk do ta kalojnë lumin Ibër dhe që prej vitit 2013 ne nuk kemi ushtri në veri të Kosovës për shkak të këtij zotimi ndaj NATO-s. Rrjedhimisht NATO, përkatësisht KFOR-i është ushtria e Kosovës në veri të Kosovës dhe kufirin e ruan ushtria”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa kohësh po përflitet se Cristiano Ronaldo dhe Georgina…