Kurti për strategjinë e sigurisë: Jemi konsultuar edhe me Quint-in

24 tetor 2022 | 12:04

Kryeministri i Kosovës e ka prezantuar Strategjinë e Sigurisë të Kosovës për vitin 2022-2027.

Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, të hënën ka thënë se për këtë strategji janë konsultuar edhe me Quintin.

“Ky dokument paraqet objektive strategjike që lidhet me elemente jetike për Kosovën“, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Këto elemente sipas Kurtit janë sovraniteti territorial i Kosovës dhe rendi kushtetues.

Ai po ashtu ka thënë si Qeveri kanë investuar në çështjen e sigurisë.

“E kemi rritur për 52 për qind buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Po ashtu ka shtuar se Kosova çështjen e sigurisë e ka të lidhur me integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se…