Kurti: Për ta dëshmuar punën e madhe që e bëmë brenda një viti, shembull është Instituti për Krimet e Luftës ku ka mbledhur 289 metra materiale

13 nëntor 2024 | 11:03

Për ta dëshmuar “punën e madhe” që ka thënë se “mund të bëhet brenda një viti”, kryeministri Albin Kurti, ka përmendur në mbledhjen e sotme të qeverisë themelimin e Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës.

Ai ka njoftuar se “këtë javë instituti ka paraqitur raportin njëvjetor të punës”.

“E për ta dëshmuar punën e madhe dhe tejet të rëndësishme që mund të bëhet brenda një viti, ne mund ta marrim shembull Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovës”, ka thënë Kurti, ndërsa po fliste për “sukseset” e qeverisë.

Kurti e ka përshkruar me metra, sasinë e materialeve të grumbulluara nga ky institut.

“Nëse do t’i rendisnim materialet e grumbulluara si foldera që qëndrojnë në këmbë, do të bëhej një seri e tyre e gjatë 189 metra, apo thënë ndryshe, 15.8 terbyte. E gjithë kjo falë përkushtimit të të gjithë atyre që kanë kontribuar”,  ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur sot kabinetin qeveritar,…