Kurti për takimin në Bruksel: Nuk ka pasur angazhim konstruktiv nga pala serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur gënjeshtra deklaratat se pala serbe është treguar konstruktive në takimin që e patën liderët e dy vendeve më 18 gusht në Bruksel.
Kurti, në deklaratën që dha në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se në takimin e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, u fol për menaxhimin e krizës në veri të vendit, përkatësisht zbatimin e vendimeve për dokumentet për hyrje-dalje për shtetasit serbë dhe riregjistrimin e veturave me targa të përkohshme që lëshohen nga Serbia.
“Në Bruksel nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe”, ka pohuar Kurti, duke shtuar se katër propozime konkrete lidhur me këtë çështje ishin dhënë nga Mirosllav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë – Beograd.
Kurti flet për gjashtë kapitujt që i propozoi të jenë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë