Kurti për ‘The Guardian’: Vuçiqi më shan në serbisht në takime, Lajçaku dhe Borrelli nuk ndërhyjnë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se se brenda tryezës së bisedimeve, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e fyen atë dhe se ndërmjetësi evropian, Mirosllav Lajçak “nuk bën përpjekje që ta ndëprejë e as ta dënojë”.
“Ai (Vuçiqi) më ofendon dhe më shan në serbisht shumë shpesh gjatë këtyre dy viteve”.
“U kam kërkuar ndërmjetësve ta ndërprejnë dhe dënojnë, por kjo nuk ndodhë kurrë”, ka thënë Kurti.
“Ndjehet si një dhunues shkolle të cilit i jepet nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i (Vladimir) Putinit”, i ka thënë Kurti medias “The Guardian”.
Këto deklarata Kurti i ka bërë gjatë një intervistë për “The Guardian” dhënë para ngjarjes së rëndë të vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy të tjerëve nga formacione ushtarake të paidentifikuar.