Kurti për Universitetin e Harvardit: Drejtësia dhe vendet e punës, prioritete tonat

18 maj 2020 | 19:04

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se papunësia dhe drejtësia janë prioritetet e qeverisjes së tij.

Në një bisedë online me studentët e Universitetit të Harvardit, Kurti ka folur për 100-ditëshin dhe krizën politike në Kosovë.

Ngjarja është moderuar nga R. Nicholas Burns, profesor i Universitetit të Harvardit dhe ish-diplomat amerikan.

“Jam zgjedhur kryeministër në kohën kur korrupsioni dhe papunësia janë problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët tanë dhe që janë arsyeja kryesore që ata synojnë të largohen nga shteti. Mbi të gjitha kjo nëkupton betejën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për shembull, të gjitha ndërmarrjet tona humbin miliona euro shkaku I keqmenaxhimit. Prandaj, kemi nisur t’i zëvendësojmë bordet e ndërmarrjeve me ekspertët e fushës. Beteja po ndërmerret përmes pakos së ligjeve të reja. Kemi krijuar ekipe ekspertësh ligjorë. Beteja kundër tajkunëve ekonomikë është sfida më e madhe që na pret”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se prioriteti i dytë është krijimi i vendeve të punës.

“Puna dhe drejtësia janë dy shqetësimet kryesore të miat, por si kryeministër jam i vendosur t’i udhëheq negociatat me Serbinë, për normalizimin e raporteve tona dypalëshe”, ka thënë pos tjerash Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë ka dalë me…