Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Përkundër traumave të pashlyeshme, treguan forcë për ndërtimin e një jete të re

16 tetor 2024 | 12:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT), ka thënë a se përkundër traumave të pashlyeshme, të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë treguar forcë të jashtëzakonshme për të ndërtuar një jetë të re.

Gjatë fjalës së tij, Kurti është shprehur se beson që ardhmja e cila po ndërtohet do të jetë më e mirë.

“Për këto 25 vjet ishte jetik roli i organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht ato të udhëhequra nga gratë, mbrojtja e të drejtave të njeriut është mision humanitar që kërkon përkushtim, guxim dhe empati. Përkundër traumave të pashlyeshme, të mbijetuarat kanë treguar forcë të jashtëzakonshme për të ndërtuar një jetë të re. Mirënjohje për to. Si shtet e shoqëri po ecim përpara, teksa po punojmë për ballafaqimin me të kaluarën, me përkushtimin tonë për të luftuar padrejtësitë. Me këtë qëllim kemi miratuar për herë të parë strategjinë për drejtësi tranzicionale. E ardhmja që po ndërtojmë do të jetë më e mirë. Gëzuar 25-vjetorin”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I akuzuari për sulmin ndaj policisë dhe KFOR-it, Lazar Dejanoviq,…