
Kurti për vizitat tek drejtuesit e UÇK-së në Hagë: Më e udhës t’i takojë avokatët e tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e ka parë më të udhës t’i takojë përfaqësuesit ligjor në Dhomat e Specializuara të drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë nën akuzat për krime lufte.
“Së pari, ne nuk mund të bëjmë tash komente ose të japim përshtypje tona për konglomerat përshtypjesh, sepse atëherë nuk jemi kryeministra, por as analistë të mirë. Porti i ri i Durrësit, porti i Thatë i Prishtinës, hekurudha në mes. Për këtë, për çdo ditë në vijim do të bëjë fushatë. Prandaj, deklaratat, përshtypjet, insinuatat, intrigat e komentet e ndokujt janë të pakrahasueshme në atë çfarë po bëjmë në mbledhje. Unë kam vlerësuar se është më e udhës t’i takojë avokatët”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Më tutje, ai ka thënë se do të diskutojë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pasi të vijë në Kosovë pas vizitës në Hagë ku ka takuar liderët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.