Kurti për vizitën në ShBA: Do të bëhet sa më parë

29 dhjetor 2021 | 12:44

Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti po e përgatit vizitën e kreut të ekzekutivit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sa i përket vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është duke u përgatitur nga shefi i stafit tim, z. Luan Dalipi”, ka thënë kryeministri Kurti në një konferencë për media, kur është pyetur për këtë çështje.

Por, Kurti ka thënë se nuk mund të japin më shumë detaje përderisa aktualisht nuk kanë më shumë informata rreth vizitës.

“Do të bëhet sa më parë në fillimin e vitit në të cilin hyjmë, por unë nuk mund të them tash konkretisht përderisa janë duke biseduar atje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2021 do të mbahet mend dhe për ngjarjet e bujshme…