Kurti për vrasjen e Qerim Kelmendit: Policia dhe prokuroria ta hetojnë këtë vrasje mizore
27 shkurt 2020
| 15:19
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Me këtë rast, Kurti ka thënë policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim.
“Herët nga ministria e pastaj nga mediet mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së. 21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti. Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/