Kurti përfaqëson Kosovën me fusnotë. Ja çfarë kishte thënë më herët për fusnotën (video)
07 dhjetor 2021
| 14:58
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit në të cilën është duke marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë takim me drejtuesit më të lartë evropianë, Kurti po e përfaqëson shtetin me fusnotë dhe jo me emrin kushtetues Republika e Kosovës.
Vet Kurti vazhdimisht ka shprehur kritika për vendosjen e fusnotës krahas emrit të Kosovës nëpër ngjarje të ndryshme.
“Tradhti shtetërore” e kishte quajtur Kurti vite më parë vendosjen e fusnotës.
“Kjo Qeveri pranoi fusnotën që na e konteston shtetësinë dhe e hoqi fjalën Republikë nga emërtimi i shtetit”, kishte thënë Kurti në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës më 18 prill 2012 në seancën e jashtëzakonshme për gjendjen në veri.