Kurti përfundon ekskursionin, sot takohet me Vuçiqin në Bruksel

19 korrik 2021 | 08:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot për herë të dytë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Pritjet për zhvillime konkrete edhe nga ky takim janë të vogla nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Sipas tyre, të paktën nga ky takim duhet ketë një pajtim për temat dhe agjendën që duhet negociuar në muajt në vijim.

Në takimin e parë të nivelit të lartë në kuadër të rifillimit të dialogut Kosovë – Serbi, kryeministri Kurti paraqiti katër propozime: Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë CEFTA-n në SEFTA. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Pas njohjes së ndërsjellët midis Kosovës dhe Serbisë, në të dy vendet të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave, që serbët në Kosovë ta kenë këshillin e tyre nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. Ndërsa si propozim i fundit, Kurti kërkoi dorëheqjen e Veljko Odaloviqit nga delegacioni serb për të pagjeturit.

Përveç këtij takimi të nivelit të lartë, javën e kaluar është mbajtur edhe takimi i dy delegacioneve të nivelit të ekspertëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së Përparim…