Kurti përfundon vizitën dyditore në Kaliforni, ia “mësyn” Dallasit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një video-porosie të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se i ka dhënë fund vizitës së tij dyditore në Kaliforni dhe se tani do të udhëtojë për në Dallas, ku do të zhvillojë takimet e radhës gjatë vizitës në SHBA.
“Sapo përfunduam vizitën dy ditore në San Francisko të Kalifornisë në Silikon Valley zhvilluam një sërë takimesh me kompani të mëdha globale si Linkedin, VMWare, Airbnb, Mircosoft dhe Uber. Por edhe me firma investuese Andreessen Horowitz dhe Sumeru Equity Partners për të ofruar qasje në financa për për talentet kreative të Kosovës. Jemi takuar edhe me qendra të inovacionit teknologjik dhe social si dhe me profesionistë të teknologjisë të inovacionit dhe informacionit në kuadër të dialogut me mërgatën e të cilët punojnë në Oracle, Facebook,Amazon, Apple, Netflix e shumë të tjera.
Qëllimi kryesor i vizitës në shtetin e Kalifornisë ka pasur për fokus vendosjen e Kosovës në hartën botërore në investimeve në sektorin e teknologjisë dhe informacionit. Kompanitë me të cilën u takuam i kemi njoftuar për progresin ekonomik, teknologjik dhe demokratik në Kosovë.
Për planet e qeverisë për të ardhmen dhe për mundësitë e pasura për investim në vendin tonë”, tha Kurti.Kurti njoftoi se gjatë qëndrimit dyditor në San Francisko, ka vizituar Luginën e Silikonit, qendrën amerikaner të teknologjisë informative dhe ka rrëfyer edhe për vizitat që ka zhvilluar në disa kompani të mëdha amerikane, tha Kurti.
Kryeministri theksoi se pas Kalifornisë, ai do të vazhdoi vizitën e tij në Dallas, Teksas.