Kurti përgëzon Kosovën U18 për kualifikim në Botëror
03 mars 2024
| 17:55
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.
Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.
E për këtë sukses historik shkroi në Instagram edhe kryeministri Albin Kurti.
“Kosova në Botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë sukese në rrugëtimin e botërorit”, ka shkruar Kurti.