![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/kurti.jpeg)
Kurti: Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi ushtarak i NATO-s, jo i drejtë
11 qershor 2023
| 10:53
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kritikat e aleatëve janë të padrejta karshi situatës në veri të vendit.
Në një intervistë për Bloomberg, ai ka theksuar se Beogradi duhet ta bëjë hapin e parë drejt shtensionimit të situatës duke ndërprerë mbështetjen për milicinë fashiste.
Ndërsa, përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak i NATO-s “Defender 2023”, e quajti si jo të drejtë, transmeton RTK.