
Kurti përkujton viktimat e masakrave në Pastasel dhe Burim: Krimet e Serbisë dëshmi e gjenocidit
31 mars 2025
| 19:07
Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar masakrat e kryera nga Serbia në Pastasel të Rahovecit dhe Burim të Malishevës më 31 mars 1999, duke denoncuar krimet e kryera gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se këto akte brutale, që përfshinë vrasjen e qindra civilëve dhe shkatërrimin e pasurive, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë.
Kurti theksoi se këto krime duhet të shërbejnë si prova për aktakuza dhe dënime për krime lufte nga drejtësia e Kosovës, duke u angazhuar për mbledhjen e dëshmive përmes Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës.
Ai përfundoi duke e cilësuar përgjegjësinë për drejtësinë si një detyrë të përhershme.