
Kurti përmbledh projektet e javës: Nga jugu në veri më shumë punë dhe projekte (video)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmbledhur në një video projektet e javës që po lëmë pas.
Shefi i ekzekutivit përmendi internetin, rrugët e reja që lidhin veriun e investimet shtesë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Më tutje, ai ka përmendur transformimet e shëndetësisë në Prizren dhe investimet në fabrikën e ujit në Gjilan.
Po ashtu, ai nuk ka lënë pa e përmendur as nisjen e rrugëve ndërkufitare që e lidhin Kosovën me Shqipërinë.
“Vazhduam në Prizren me transformimet në shëndetësi e investime në fabrikën e ujit në Gjilan. Pa harruar edhe nisjen për herë të parë të rrugëve ndërkufitare që na lidhin me Shqipërinë. Nga jugu në veri me shumë punë e projekte”, ka shkruar Kurti.