Kurti përshëndetet me bërryl në takimet zyrtare
12 mars 2020
| 13:22
Qeveria e Republikës së Kosovës, të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e shtatë, të jashtëzakonshme, në të cilën është marrë vendimi për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi.
Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së qeverisë, në konferencën për media, pasi ka lexuar masat parandaluese, ka bërë me dije se ministrave dhe zëvendëskryeministrave nuk ua jep dorën për t’u përshendetur për shkak të koronavirusit, raporton “Epoka e re”.
Kurti sot kur priti në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark u përshendet me bërryl.