Kurti përuroi parkun e lodrave në lagjen e komuniteteve në Gjyrkoc të Shtimes
22 dhjetor 2022
| 15:26
Në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc të Shtimes, kryeministri Albin Kurti së bashku me kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përuruan parkun dhe këndin e lodrave.
Në prani të fëmijëve, mësuesve e qytetarëve shqiptarë dhe ashkalinjë, banorë të Gjyrkocit, u përurua parku me sipërfaqe 2.200m².
Për vetëm dy muaj e gjysmë, në bashkëfinancim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komunës së Shtimes, është realizuar ky park me mbi 70% hapësira gjelbëruese, me 570 pemë të mbjella, 9 lloje të ndryshme të lodrave, 52 shtylla ndriçimi, parking për vetura dhe 330m² shtigje për ecje.