Kurti: Pezullimi nga ‘Defender Europe’ është fatkeqësi

31 maj 2023 | 13:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një bisedë me “Radion Evropa e Lirë” se pezullimi i Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe” është një fatkeqësi.

“Më lejoni të theksoj se ShBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se ShBA-ja, të martën, e përjashtoi Kosovën nga pjesëmarrja në “Defender Europe” – një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga Amerika në Evropë – me arsyetimin se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë prishur…