Kurti pjesë e konferencës për siguri në Mynih bashkë me Grenellin dhe Vuçiqin
12 shkurt 2020
| 13:50
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë pjesë e Konferencës së përvitshme për siguri që do të mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Lajmi është konfirmuar për “klankosova.tv” nga Zyra e Kryeministrit.
Pjesëmarrës në konferencë do të jetë edhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Nuk dihen detajet e kësaj konference. Konferenca do të mbahet nga 14 shkurti deri më 16 shkurt, ku do të marrin pjesë krerët e shteteve më të fuqishme evropiane.