Kurti: Platforma ‘Made in Kosova’ paraqet potencialin e vendit tonë
14 maj 2024
| 15:07
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lansimin e platformës online “Made in Kosova”.
Gjatë fjalimit të tij, ai ka thënë se “Made in Kosova” parqet potencialin e vendit drejt një njohje më të gjerë e një tregu ndërkombëtare përmes misioneve diplomatike dhe konsullore.
“Hapa si ky janë përpara e çdo hap përpara shton dritë e ndriçon rrugën që na pret. Kjo platformë nuk është thjeshtë simbolike, investitorët potencial mund të marrin informacione në mbi dhjetë sektorë të vendit tonë, dhe për transparencën që qeveriset vendi ynë”.
“Po ashtu, aty mund të mësohet për realitetin potencial, ekonomik, kulturor dhe të turizmit të vendit tona”, ka thënë Kurti.