Kurti po e mban peng Kosovën, po bën kalkulime politike me Asociacionin

02 maj 2024 | 08:36

Lidhur me kërkesat e Francës dhe tëGjermanisë, kryeministri Albin Kurti ka qenë në dijeni, thotë ish-zv/ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha.

Berisha deklaroi për Front Online se Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit.

“Kurti ka qenë në dijeni për këtë kërkesë, por për fat të keq ai në vend që të veproj si kryeministër po vepron si politikan i kalkulimeve elektorale. Nuk mund të kërkosh integrime në organizata euroatlantike e të mos kesh standardin e respektimit të marrëveshjeve që vetë i ke pranuar”, theksoi Berisha.

Ish-zv.ministri Berisha deklaron se kryeministri aktual po e mbanë peng Kosovën në procese të rëndësishme për vendin.

“Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit duke e bërë peng shtetin e Kosovës në këto procese kaq të rëndësishme për motive elektorale”, vlerësoi Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot shënon 24-vjetorin e…