Kurti po e poshtëron e po i shet kapadallëk Prokurorisë
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili refuzoi të paraqitet para Prokurorisë Speciale pas ftesës për të dëshmuar, duke i ftuar ata në zyrën e tij.
Hasani ka theksuar se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe i dëmton rëndë institucionet.
“Je zyrtar i atij shteti, ke dhënë betimin me zbatu kushtetutën dhe ligjin e këtij shteti është e papranueshme mos me shku qoftë si dëshmitar qoftë si i pandehur. Ajo çfarë po bën është hajgare, është poshtërim i institucionit, [prokurorisë], ajo mënyrë çfarë po bën është me i shit kapadallëk institucionit”, ka deklaruar ai.
Hasani ka theksuar, gjithashtu, se përveç presidentit, të gjithë funksionarët publikë mund të dërgohen me forcë në prokurori dhe të ndjeken penalisht.
“Shteti të vret e të pret, por nuk të korit kurrë. Ti e bën sot këtë, por një ditë do të ketë çmim kjo”, ka shtuar ai, duke paralajmëruar për pasojat e këtij veprimi.