‘Kurti po fërkon duart që të kthehet në pushtet, për këtë qellim po e përdorë UÇK-në’

15 nëntor 2020 | 15:26

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për konferencën e sotme për medie në të cilën ka folur për arrestimet e ish- krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Molliqaj ka thënë se Kurti është duke e përdorur UÇK-në që të kthehet në pushtet.

“Kurti thjeshtë po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve. Mbi humbjen e UÇK-së. Kurti po fërkon duart që të kthehet në pushtet. Dhe për këtë synim po e përdorë tash edhe UÇK-në”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Molliqajt:

FOLI LIGËSIA E KURTIT

Dy javë heshtje. Dy javë i nxori piunët e tij për të vjellë vrerë kundër UÇK-së. Madje “Shko Hashim” i thoshte ish-drejtuesit të UÇK-së. Ndërsa sot paska dalë kinse në mbrojtje të saj.

Dy arsye qëndrojnë prapa hipokrizisë së Kurtit:

– E para është presioni i krahut pro-UÇK brenda elektoratit të VV-së, të cilët qartësisht ishin të pakënaqur me politikën reaksionare të Kurtit,

– Kurse e dyta, është vetëdija e Kurtit që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë Qeverinë Hoti ngase një prej deputetëve që e kishin votuar, nuk ishte legjitim.

Kurti sot doli si baba dinak tradicional e patriarkal, që e shfrytëzon “vdekjen” e baballarëve të tjerë, për të synuar mbledhjen e përcjellësve të tyre rreth vetes.
Vetëm lojëra pushteti. Vetëm instrumentalizim. Asgjë më shumë. Këtu nuk ka as mbrojtje të UÇK-së e as të Kosovës.

Kurti thjeshtë po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve. Mbi humbjen e UÇK-së. Kurti po fërkon duart që të kthehet në pushtet. Dhe për këtë synim po e përdorë tash edhe UÇK-në.

Pyetja ime është se kush do t’i nënshtrohet kësaj radhe Kurtit? LDK apo PDK?

Ndërsa përgjigjja është e qartë: kushdo që i dorëzohet Kurtit, është duke ia dorëzuar Kosovën atij dhe është duke ia sjellë “Zajednicën” Kosovës.

Rikthimi eventual i Kurtit, në njërën anë rehaton krahun pro-UÇK brenda VV-së, duke ua hedhur ndonjë asht simbolik e hipokrit si ky i sotmi, kurse në anën tjetër rehaton krahun anti-UÇK duke iu dhënë pozita ministrore – si më herët.

Kurti po kthehet jo për tu mbrojtur Kosova. As UÇK-ja. Por për tu kthyer “Zajednica”, popullizmi e tendenca autoritare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se…