Kurti po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë
31 mars 2023
| 08:09
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se ka pasur rritje ekonomike në Kosovë.
Çitaku në Facebook ka shkruar se Kurti po flet për rritje ekonomike sikur të mos ishte duke jetuar në Kosovë.
“Kryeministri po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë. Pyetja është shumë e thjeshtë, a jeton më mirë një familje në Kosovë sot apo para 3 vjetësh?
Me pagën që e merr një mësues, polic, mjek, zjarrëfikës, a arrin t’i mbulojë shpenzimet bazike?
Vetëm çmimi i energjisë sot është rritur sërish edhe për 15 %. Dobët. Shumë dobët”, shkroi Çitaku.