Kurti po i kërcënon deputetët për Trustin, po u thotë shkojmë në zgjedhje

16 qershor 2022 | 08:15

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke i kërcënuar deputetët e LV-së se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse e votojnë projektligjin për Trustin, i cili do të dalë nesër në votim.

Haxhiu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se, përveç kësaj, Kurti po i kërcënon deputetët me të cilët ka koalicion se do t’i largojë nga koalicioni.

“Nëse deputetët lihen të lirë që në vullnetin e tyre të votojnë projektligji për trustin kalon, nëse vazhdon ky presion i pushtetit të Albin Kurtit mbi deputët e mazhorancës me kërcënime se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse e votojnë trustin, ose se do t’i largojë nga koalicioni partnerët të cilët i ka, edhe të minoriteteve edhe të Listës Guxo, atëherë rrezikohet të mos kalojë”, tha Haxhiu.

Ai tha se për këto kërcënime e kanë njoftuar deputetët e minoriteteve, por edhe deputetët e LV-së.

“Këto janë format e presionit që pushteti i Albin Kurti dhe vetë Albin Kurti është duke ua bërë deputetëve. Po na kanë thënë deputetët e mazhorancës këtë edhe deputetët e minoriteteve, por edhe deputetë tjerë të VV-së”, tha Haxhiu.

Partia Demokratike e Kosovës dje në një konferencë për medie ka kërkuar nga deputetët e të gjitha partive politike që nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës të cilët, siç thekson PDK, nga fillimviti 2020 po përballen me krizën financiare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, po del të jetë më…