Kurti po i serviloset diasporës

12 nëntor 2024 | 08:26

Analisti Petrit Zogaj ka komentuar aktivitetin e shtuar të kryeministrit Albin Kurti në diasporë.

Ai ka bërë me dije se shefi i ekzekutivit është duke iu servlosur diasporës në kërkim të kompensimit të votës që e ka humbur brenda Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se votuesi brenda Kosovës e ka kuptuar paaftësinë e tij për të qeverisur.

“KM Kurti duke e pare qe nuk do te marr voten nga qytetaret rezidente te Kosoves, sic e kishte me 2021, i serviloset diaspores ne kerkim te kompensimit te asaj vote te humbur brenda. Nuk ka te beje as me respektin per ta, as me zotesine e as me patriotizmin. Ka te beje me faktin qe ende ka mundesi me e mashtru e manipulu diasporen. Votuesi brenda Kosoves e ka kuptuar paaftesine e tij per te qeverisur dhe se do te ndeshkohet ne zgjedhjet e shkurtit”, ka shkruar Zogaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizon Ditën e Vizitorëve…