Kurti po merr pjesë në punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste

26 qershor 2018 | 14:05

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë, Boiken Abazi, po marrin pjesë në punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste që po zhvillohen në Gjenevë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në agjendën e punimeve të Këshillit do të trajtohet kontributi i socialdemokracisë në zgjidhjen e konflikteve për siguri dhe paqe ndërkombëtare, tejkalimi i sfidave me të cilat ballafaqohet demokracia nëpër botë për të fituar lirinë dhe të drejtat për të gjithë, si dhe përgjigja e bazuar mbi vlerat dhe parimet globale në lidhje me krizën aktuale të refugjatëve.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kërkojnë të ndryshohet neni…