Kurti po ndihet inferior ndaj Ramës
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ndihet inferior ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Zemaj ka komentuar takimin e djeshëm mes dy qeverive, duke thënë se kishte batuta të panevojshme dhe nivel të ulët komunikimi që tregon se rivaliteti politik mes dy kryeministrave e ka bërë të veten.
“Sjellja tregon inferioritetin në kuptimin e gjykimeve. I pamë bisedat dhe kishte edhe batuta. Ne nuk kemi nevojë të ulemi në atë nivel të komunikimit. Ajo ishte në gjuhën popullore sikur të themi ‘nuk të bëj asgjë’. Ti je sjell para disa ditëve se ti je këtu e nuk të llogaris e tani ia kthen se unë jam këtu e jam i pari mes shqiptarëve. Është për konsum politik”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se lehtësirat që janë premtuar në marrëveshjet mes dy qeverive duhet të jenë konkrete.