![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/kurtiii.png)
Kurti po negocion me Vuçiqin që disa orë, deputetë e aktivistë të LV-së i dalin krahë me hashtaga
21 nëntor 2022
| 15:38
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tash e disa orë është në takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, takim i cili po ndërmjetësohet nga Josep Borrell.
Ndonëse ndodhet në Bruksel, Kurtit po i jepet përkrahje nga bashkëpunëtorët e tij në Kosovë.
Zëdhënësi i LV-së, Arlind Manxhuka, deputetët e kësaj partie, Arbër Rexhaj dhe Tinka Kurti kanë postuar në “Facebook” “hashtag”-un “#mekryeministrin dhe #RKS”.
Takimi në mes të Kurtit e Vuçiqit ka filluar para katër orësh, mirëpo ende nuk ka pasur deklarata rreth asaj që është biseduar dhe nëse është arritur marrëveshje për targat.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/11/image-70.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/11/image-68.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/11/image-67.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/11/image-69.png)