Kurti po përgatit trazira, merrni seriozisht kërcënimet e tij

23 prill 2020 | 08:32

Ish-deputeti Milaim Zeka deklaratën e kryeministrit në detyrë për destabilizim të vendit në rast të formimit të qeverisë së re e ka quajtur shqetësuese, duke thënë se Albin Kurti është duke përgatitur trazira. Ai në emisionin Debat të RTK-së ka komentuar deklarimet e Kurtit nëse do të largohet nga posti pas formimit të qeverisë së re.

“Deklaratat e kryeministrit Kurti janë kërcënuese, shqetësuese dhe institucionet e vendit nuk duhet t’i marrin si shaka gjërat e tilla, duke ditur se lobi serbo-rus është shumë i fuqishëm në Ballkan. Kryeministri i vendit, i cili thotë se do të ketë destabilizim dhe nuk thotë se do të tërhiqet në momentin kur formohet qeveria e re, lë të nënkuptojë se është duke përgatitur trazira”, ka thënë Zeka.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka akuzuar sonte presidentin Hashim Thaçi se me veprimet e fundit antikushtetuese për formimin e qeverisë së re, po tenton ta kapë trenin e fundit për të shpëtuar veten por, siç u shpreh ai, duke u munduar ta rrëzojë Vetëvendosjen, ai do ta rrëzojë veten pakthyeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë në emisionin DPT…