Kurti po shkatërron gjithçka, ‘Trepça’ e minatorët caku i radhës
Deputetja e Lidhjes Demokratike, Rrezarta Krasniqi, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për luftë ndaj sindikatave, punëtorëve dhe ndërmarrjeve publike.
Në një postim në rrjetin social Facebook, deputetja Krasniqi ka thënë se Kurti ka shkatërruar gjithçka të ndërtuar ndër vite dhe sipas saj, tani radhën e ka Trepça dhe minatorët.
“‘Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë’”, citon ajo,
“Kryeministri Kurti e ka bërë udhë luftën me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Pikërisht mashtruesi Kurti për vite me radhë gënjente se do të qëndroj afër sindikatave dhe punëtorëve por me të ardhur në qeveri ai i luftoi ata me kërcënime e shantazhe, e tani edhe me paga”, ka shkruar Krasniqi.
“Ky njeri po shkatërron gjithçka që kemi ndërtuar për vite me radhë dhe tash Trepça e minatorët janë caku i radhës. Ndoshta për ju dhe milionerët rreth teje Kryeministër nuk ka rëndësi paga por për minatorët është vet ekzistenca e tyre dhe familjes. Turp Kryeministër!”, ka shkruar deputetja e LDK-së.