Kurti po sillet si një opozitar i papërgjegjshëm

20 shtator 2023 | 08:24

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ftuar në emisionin “Gallatë”, me Arben Ahmetin, ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi, duke thënë se Kurti po sillet si një opozitar i papërgjegjshëm.

“Kurti, fatkeqësisht, po vazhdon të sillet si një lider i papërgjegjshëm opozitar dhe jo si kryeministër i vendit. As një lider opozitar nuk do të duhej të sillej kështu”, tha Çitaku.

Ajo tutje tha që fati i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është tërësisht i vogël me fatin e Kosovës. “Kosova është më e madhe se fati individual i secilit prej nesh”, tha ajo.

Çitaku ka pranuar që kanë pasur mospajtime me ndërkombëtarët, por tha ato i kanë diskutuar në forume të ndryshme nëpermjet kanaleve të mbyllura.

“Ne kemi një kryeministër të vendit që sekretarit amerikan i thotë naiv”, tha ajo.

Sipas saj, koordinimi me aleatët është shenjë fuqie e jo nënshtrim siç thotë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria kryeson sot Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë…