Kurti po trashëgon probleme dhe pengesa serioze
Analisti politik Belul Beqaj pret që qeveritarët e rinj të jenë më ndryshe se ata të vjetrit.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se qeveria e re duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.
Beqaj ka vlerësuar se kryeministri Kurti duhet ta fillojë eleminimin e shkaqeve dhe faktorëve që e kanë degraduar shtetin.
Megjithatë, ai ka thënë se Kurti si kryeministër po trashëgon probleme dhe pengesa serioze të shtresuara ndër vite.
Beqaj ka folur edhe për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Sipas tij, kabineti i ri qeveritar karakterizohet me një heterogjenitet mes shumicës që do të punojë për ndryshime dhe pakicës që do të bëjë çmos për të vazhduar mentaliteti i kaluar qeverisës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)