Kurti: Podujeva ka nevojë për Shpejtim Bulliqin

23 nëntor 2020 | 14:19

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi dhe kryetari i kësaj lëvizje, Albin Kurti, kanë hapur të hënën fushatën zgjedhore në këtë komunë.

Me këtë rast, Bulliqi ka thënë se Llapi gjithmonë ka qenë në ballë të qëndresës e të çlirimit, kurse tani e tutje është koha që të jetë edhe në ballë të zhvillimit. “Fitorja e jonë dhe juaja përmes Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë pikërisht hapi i parë në atë drejtim”, ka thënë Bulliqi.

Më tutje, Bulliqi ka folur për nevojat e Komunës së Podujevës dhe qytetarëve të saj. Për projektet infrastrukturore të cilat asnjëherë nuk u realizuan sado që shpesh herë janë premtuar nga qeverisja keqe e deritanishme. Për bibliotekën e qytetit, për hapësira kulturore, sportive e rekreative për të rinj, për mungesën e një spitali të qytetit, për gjendjen e dobët në shkolla, për rrugët e punuara keq dhe pa trotuar për shkak të cilave aksidentet rrugore janë të shpeshta e madje edhe tragjike”, ka thënë ai.

Sipas tij, me qeverisjes e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë punësimet do të bëhen në baza profesionale, e jo në baza partiake e familjare siç janë bërë deri më sot. Në këtë kontekst, ai ka thënë se do të kujdeset që procesi i aplikimit e konkurrimit të jetë sa më transparent, duke i publikuar konkurset për punësime në komunë edhe në faqen e tij.

“Unë e di se partitë e vjetra bëhen shpejtë bashkë e janë bërë bashkë”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka thënë se partitë e vjetra nuk e duan ndryshimin. “E ndryshimi dhe fitorja drejt ndryshimit e ka numrin 12”, ka thënë Bulliqi.

Ndërsa lideri i Vetëvendosje, Alibin Kurti ka thënë se Podujeva kërkon një kryetar të jashtëzakonshëm siç është Shpejtim Bulliqi.

“Këto zgjedhje të jashtëzakonshme, kërkojnë një subjekt të jashtëzakonshëm si Lëvizja Vetëvendosje! dhe një kandidat të jashtëzakonshëm si profesori Shpejtim Bulliqi”, ka thënë Kurti, duke treguar se më Bulliqi është lidhur shumë gjatë kohës së kundërshtimit të përbashkët të marrëveshjes për kufirin ndërshtetëror më Malin e Zi.

Kurti ka thënë se gjatë asaj kohe, Bulliqi me integritetin e tij personal e profesional nuk ka lejuar që as ofertat e mira e trusnitë e këqija ta lëkundin atë nga pozicioni i tij, duke i qëndruar besnik interesit shtetëror dhe të vërtetës shkencore.

“Ky virtyt e kjo qëndresë e profesorit Bulliqi, më bën të jem ballëhapur ndaj çdokujt që e takoj këtu në Llap”,ka thënë Kurti, duke shtuar se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë dhe kryetari i ardhshëm Bulliqi do të përkushtohen për një administratë publike profesionale, të paanshme e të përgjegjshme. “Këto zgjedhje të parakohshme janë shans për ndryshime edhe në Llap me qëllim që të arrijmë të dalim nga kriza e shumëfishtë, jo vetëm shëndetësore por edhe socio-ekonomike”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë sot homazhe në…