Kurti: Policët u rrëmbyen derisa ishin duke ngrënë drekë

20 qershor 2023 | 16:19

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për medie, ka thënë se më 14 qershor Serbia ka zhvilluar agresion mbi Kosovën.

Ai ka thënë se policët e rrëmbyer janë vizituar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd Jetish Jashari.

Kurti ka thënë se policët ishin rrëmbyer derisa ishin duke ngrënë drekë.

“Ambasadori Jashari i ka vizituar sot të tre policët të cilët po mbahen peng nga Serbia. I ka vizituar peng njërin pas tjetrit. Përshkrimi se si ka ndodhur rasti është i njëjtë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,  ka…