“Kurti postoi për Ivanoviqin e Zoran Gjingjiqin, por jo për Rexhep Selimin”
Gazetari Parim Olluri teksa ka folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit ndaj ish-krerëve të UÇK’së që janë në Hagë, e sidomos ndaj ish-bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimit.
Olluri në emisionin Pressing në T7 thotë se për shkak të inateve që Kurti ka me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqi, ka harruar ta përmend bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimi.
Ai tha se Kurti ka shkruar për heroizimin e Oliver Ivanoviqit e Zoran Gjingjiqit, por jo për heroizmin e Rexhep Selimit.
“Duhet me kritiku Kurtin për qeverisjen e keqe që e bëri sa ishte në pushtet.
Për shkak të inateve me Thaçin, Veselin e Krasniqin e ka harru edhe Rexhep Selimin, bashkëpartiakun e dhe shokun e tij. Kam pa te Kurti postim për heroizimin e Oliver Ivanoviqit e Zoran Gjingjiqin, e nuk pash postim për heroizimin e Rexhep Selimit”, tha Olluri.