Kurti poston foto të përurimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë

23 korrik 2024 | 12:20

Kryeministri Albin Kurti ka postuar fotografi të përurimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë.

“Pas Klinikës së Urologjisë, radha i erdhi Klinikës së Kardiokirurgjisë.Me investimet e bëra, që i përuruam sot, ka 9 shtretër më shumë, dhoma të kujdesit intensiv dhe salla operative sipas standardeve më të larta, filtra për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, banjo e nyje sanitare moderne, hapësira të ripërtërira e të riorganizuara të sportelit dhe të pritjes, si dhe hapësirë të re për depo të barnave, arkiva dhe zyre për stafin shëndetësor. Ajo tash është në mesin e Klinikave më të bukura të ShSKUK-së. Ky vit, është vit i transformimit të shëndetësisë publike”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emile Hojbjerg është zyrtarisht lojtari më i ri i Marseille.…