Kurti poston fotografi nga “Parada e Krenarisë” që u mbajt sot në Prishtinë
10 qershor 2023
| 21:34
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka theksuar se pjesëmarrësit e “Paradës së Krenarisë” sot bënë thirrje publike për barazi dhe liri.
“Janë të papranueshme kërcënimet, abuzimet dhe diskriminimet që i përjetojnë pjesëtarët e komunitetit LGBTQIA+. Shoqëria dhe shteti duhet t’i mbrojnë dhe duhet të mësojnë për ta. Të gjithë së bashku duhet të besojmë në të drejtat e njeriut, në dinjitetin dhe integritetin e çdokujt. Njerëzit duhet t’i pranojmë, respektojmë dhe duam ashtu qysh janë”, ka shkruar kryeministri Kurti.