Kurti poston video nga takimi me bashkatdhetarët në Mynih
13 tetor 2024
| 10:54
Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka qëndruar në Mynih, ku është takuar me bashkatdhetarë.
Ai ka thënë se afër 120 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë e punojnë në Bavari.
“Shumë prej tyre jetojnë mes Gjermanisë dhe Kosovës, e secili është urë bashkuese ndërmjet dy vendeve.
Lidhja e fortë me vendlindjen dhe atdheun është dëshmuar vendimtare në momentet më kritike, nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi. As njëra e as tjetra nuk do të arrihej pa mërgatën tonë të çmueshme. Pritja madhështore në Mynih dhe interesimi i lartë për zhvillimet e progresin në vend na tregon se lidhja sa vjen e po forcohet”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.