Kurti pranë Pavijonit të Kosovës në Bienale të Venedikut

07 shtator 2023 | 23:24

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, dhe këshilltarja politike në MKRS, Rozafa Imami, të enjten eksploroi nga afër ekspozitën përfaqësuese të Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venedik – të arkitektëve Poliksen Qorri Dragaj dhe Hamdi Qorri, e cila trajton një formë të veçantë të migrimit.

Së bashku diskutuan mbi konceptin e translokalitetit, një model jete i njerëzve që jetojnë në shumë vende në të njëjtën kohë, duke ruajtur lidhjet midis vendlindjes dhe vendit emigrues përmes komunikimit, transferimit të njohurive, informacionit, të mirave materiale dhe jomateriale.

Brenda hapësirës ekspozuese, ndaluan edhe pranë pavijoneve të Shqipërisë, Emirateve Arabe, Latvisë dhe Kroacisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
https://www.youtube.com/watch?v=ZEM79apiMtE